Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, u ka bërë thirrje nxënësve, prindërve, mësimdhënësve dhe stafit të shkollave, që të respektojnë me përpikëri masat e rekomanduara nga MSh dhe IKShPK.
Likaj ka shkruar në Facebook se asnjë skenar tjetër nuk e zëvendëson pjesëmarrjen në shkollë.
“Rastet me COVID-19 po rriten përditë! Ju bëjmë thirrje nxënësve, prindërve, mësimdhënësve dhe stafit të shkollave, që të respektojnë me përpikëri masat e rekomanduara nga MSh dhe IKShPK. Asnjë skenar tjetër nuk e zëvendëson pjesëmarrjen në shkollë. Prandaj, të punojmë të gjithë së bashku që të mbajmë në jetë skenarin A (mësim me pjesëmarrje në shkollë)”, ka shkruar Likaj.