Projektligji për Paga për Sektorin Publik duke filluar nga sot ka dalë në konsultim publik, ku të gjitha palët do ta kenë mundësinë që të japin mendimet e tyre për 15 ditë pune.
Duke e publikuar të plotë dokumentin, Zyra e Kryeministrit ka nxjerr edhe koeficientët e propozuar për të gjithë punëtorët shtetërorë, ku sipas tyre është propozuar që të jetë paga.
Mirëpo ende nuk është caktuar vlera e koeficientit, shkruan Demokracia.com.
Zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës kanë shkaktuar konfuzion tek qytetarët lidhur me vlerën monetare të koeficientit.
Sot zëvendësministri i MPB-së, Bardhyl Dobra ka thënë se nuk dihet vlera e saktë e koeficientit por ajo do të caktohet nga Ministria e Financave çdo vit.
“Unë mendoj që nuk duhet të flasim për rritje apo zbritje, ajo që ne kemi bërë është krijimi i një sistemi. Përcaktimin e koeficientit do ta bëjë Ministria e Financave përmes ligjit për buxhetin, pra nuk kemi dashur t’i përzierjmë dy gjëra, por kemi dashur ta ndërtojmë një sistem, që ka të bëjë me qëndrueshmërinë dhe me termin afatgjatë të një sistemi të pagave i cili do ta kompenzojë secilin për punën që e bën.
Pra, vlerën e koeficientit e përcakton çdo vit Ministria e Financave”, u shpreh ai në Klan Kosova.
Tutje, Dobra u shpreh se vlera e saktë e koeficientit për ligjin pagave nuk dihet.
“Nuk e dimë vlerën e saktë për momentin të koeficientit, jemi në situata ku edhe çështja energjetike do të ketë impakt në buxhetin e shtetit, pra duhet ta presim ligjin e buxhetit. Në momentin kur shkon tutje Ligji i Pagave, atëherë dihet edhe vlera e koeficientit”, tha ai.
Kurse veç pak ditë më parë ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, se vlera e koeficienti s’është caktuar ende, por shtoi se “sipas kalkulimeve”, do të jetë 120 euro.
“Vlera e koeficienti është 120 euro, por vlera e tij do të llogaritet për çdo vit. Askush nuk do të marrë më asnjë meritë për rritjen e pagave e që ato janë paga të shtetit”, tha ajo në RTK.
Ndryshe, projektligji për paga ka për qëllim kryesor ta përcaktojë dhe rregullojë sistemin e pagave dhe shpërblimeve për të gjithë të punësuarit që përfitojnë pagë nga buxheti i shtetit. Nga kjo kategori e cila mbulohet me këtë projektligj përjashtohet vetëm Agjencia Kosovare e Inteligjencës, për arsye se ka natyrë tejet specifike të punës. Konsultimet publike përfundojnë më 6 tetor.
Projektligji për Paga për Sektorin Publik duke filluar nga sot ka dalë në konsultim publik, ku të gjitha palët do ta kenë mundësinë që të japin mendimet e tyre për 15 ditë pune.
Duke e publikuar të plotë dokumentin, Zyra e Kryeministrit ka nxjerr edhe koeficientët e propozuar për të gjithë punëtorët shtetërorë, ku sipas tyre është propozuar që të jetë paga.
“Situata aktuale sa u përket pagave që realizohen nga buxheti i shtetit ka krijuar një situatë komplekse për shtetin e Kosovës. Kjo situatë është si rezultat i një numri relativisht të lartë të akteve të veçanta ligjore dhe nënligjore, apo edhe vendimeve me të cilat rregullohen dhe përcaktohen niveli i pagave dhe kompensimeve. Sistemi aktual i pagave në sektorin publik është i fragmentuar dhe në këtë mënyrë vlerësohet se është edhe i paefektshëm, sepse nuk është i ndërtuar mbi parime Projektligji për Pagat ka për qëllim kryesor përcaktimin dhe rregullimin e sistemit të pagave dhe shpërblimeve për të gjithë të punësuarit që përfitojnë pagë nga buxheti i Kosovës. Nga kjo kategori e cila mbulohet me këtë projektligj përjashtohet vetëm Agjencia Kosovare e Inteligjencës, për arsye se ka natyrë tejet specifike të punës”, vijon Zyra e Kryeministrit.
Kjo zyrë ka nxjerr edhe koeficientët e propozuar për të gjithë punëtorët shtetërorë, ku sipas tyre është propozuar që të jetë paga.
“Vlera monetare e koeficientit përcaktohet me ligjin vjetor të buxhetit. Përcaktimi i vlerës së koeficientit bëhet në pajtim me legjislacionin për menaxhimin e financave publike”, thuhet në nenin e 9 të Projektligjit.
Koeficientin më të lartë, pra 18 e ka Presidenti i vendit, pasuar nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese me 17.5 dhe më pastaj vinë kryeministri dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës me 17.
Kryetari i kryeqytetit është propozuar që ta ketë koeficientin e rrogës 15 dhe nën të pasojnë kryetarët e komunave të tjera.
Në gjyqësor, prinë kryetari i Gjykatës Supreme më koeficient 17. Po aq është paraparë të jetë edhe për Kryeprokurorin e Shtetit.
Komandanti i FSK-së ka koeficient 15, kurse me 0.5 më pak vjen drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës. Në fund, mësimdhënësit në shkollat e mesme të lartë është propozuar të vlerësohen me koeficient prej 5.8.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se Projektligji për Paga ai për Zyrtarët Publikë nga e enjtja do të janë në konsultim publik.
Sveçla në një konferencë për medie ka theksuar se për 15 ditë do të jetë i hapur periudha për komente dhe sugjerime për këto projektligje.
“Janë zhvilluar me dhjetëra takime për të dëgjuar secilin propozim dhe nga secila këto projektligje, ku nga sot i keni konkluzionet tona, ku do t’i presim komentet shtesë deri në finalizimin të tyre dhe procedim të tyre deri në instanca të tjera. Për 15 ditë pune, nga nesër në mëngjes, të dy projektligjet do të janë në konsultim publik, brenda të cilës kohë, të gjithë do të kenë mundësi që ta adresojnë çdo koment apo sugjerim me këto projektligje, apo pjesë të caktuara”.
Ligji i cili ishte shpallur i i pavlefshëm nga Gjykata Kushtetuese, pritej të rregullonte pagesën e të punësuarve që marrin rroga nga buxheti i shtetit.
Vlera e pagës bazë llogaritet duke shumëzuar koeficientin e klasës së pagës me vlerën monetare të koeficientit prej 239 euro për vitin e parë. Raporti i koeficienteve është një me dhjetë të shpërndarë në 69 nivele të koeficienteve. Koeficienti më i lartë është 10, pozitë kjo që e mban vetëm Presidenti i Kosovës, më pas është niveli i 9, ku bëjnë pjesë kryetari i Kuvendit, Kryeministri dhe Kryetari i Gjykatës Kushtetuese.
Pra, Ligji rregullonte rritjen e pagave për 70 për qind të punëtorëve në sektorin publik, kurse 30 për qind e tyre mbetën jashtë. Por, punëtorë në sektorë të ndryshëm publikë, kishin shprehur pakënaqësitë lidhur me përcaktimet dhe përfshirjen e tyre në Ligj.
Raporti i koeficienteve është një me 18, i shpërndarë në 111 nivele. Projektligji parasheh rritje të bazës së pagës në bazë të përvojës së punës, në masën 0.5 për qind çdo vit të plotë pune. Projektligji parasheh 10 lloje të shtesave që mund të përfitohen.