Sot (e enjte) janë në orar për t’u zhvilluar edhe gjashtë ndeshjet e fundit të xhiros së parë të edicionit 2024/25 në Ligën e Kampionëve.
Formati i ri i Ligës së Kampionëve përveç ndryshimeve rrënjësore në grupe dhe ndeshje, takimet e javës së parë kanë vendosur t’i zhvillojnë në tri ditë të javës.
Pas të martës dhe mërkurës, radha është edhe për gjashtë ndeshjet e mbetura për t’u zhvilluar sonte (e enjte) në mbrëmje.
