Edhe tri laboratore tjera private në Kosovë janë licencuar për kryerjen e testeve për COVID-19.
Të njëjtat janë licencuar vetëm për kryerjen e testeve serologjike, dhe jo PCR, shkruan lajmi.net.
Laboratoret që janë licencuar sot janë të stacionuara në Gjakovë, Mitrovicë e Prizren.
Ato do të jenë nën monitorimin e vazhdueshëm të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës në lidhje me manipulimin e mundshëm apo kurdisjen e çmimeve.
