Libri i ri hedh dritë mbi festën e Princit saudit me 150 modele në ishullin privat, blerjen e jahtit 370 milionë euro

Sipas librit të ri ‘Blood and Oil’ (Gjak e naftë), princi saudit Mohammed bin Salman ka organizuar një festë gjigante në ishullin e tij privat në Maldive ku ishin pajtuar 150 modele, si dhe ka shpenzuar pa censurë para për jahte, vila e sende luksi.

Këto zbulime në libër shoqëroheshin me konstatimet se në punët qeveritare bin Salman nuk preferonte respektimin e të drejtave të njeriut me subjektet e tij.

Ai konsiderohet përgjegjës për vrasjen makabre te gazetarit disident saudit Xhamal Kashogi, nga ekzekutues ne konsullaten arabe te Stambollit.

150 modele mbërritën në ishull me barka dhe u kontrolluan për sëmundje seksualisht të transmetueshme.

Në librin e ri pretendohet se modelet u morën me avion nga Brazili, Rusia dhe qytete të Maldive, për festën ku merrnin pjesë disa dhjetra burra nga Lindja e Mesme.

Përfundimisht ato mbërritën në ishull me barka dhe u kontrolluan për sëmundje seksualisht të transmetueshme.

35 vjeçari Salman bëri këto përgatitje për festën gati një muaj të gjatë në ishullin e tij privat Velaa, “i llogaritur si një nga destinacionet më të shtrenjta e luksoze të vitit 2015.

35 vjeçari Salman bëri përgatitje për festën gati një muaj të gjatë në ishullin e tij privat Velaa

Më tej pretendohet se kur mediat lokale mësuan për aventurat e princit ai u detyrua të largohej bashkë me modelet e tij.

Në libër thuhet se Princi mori me qera 300 vetë staf, 48 vila private me kujdestarët e tyre, e madje dhe një makinë dëbore.

Celularët ishin të ndaluar për të ruajtur privatësinë, duke lejuar vetëm modelet e vjetra Nokia 3310.

Bin Salman nuk preferonte respektimin e të drejtave të njeriut me subjektet e tij.

Autorët e librit, të cilët janë gazetarë të Wall Street Journal, shkruajnë: “Mohammed e dinte se të rinjtë në Arabinë Saudite ishin të lodhur nga lajmet për shpenzimet pa fre të qejfit të tij dhe të familjes mbretërore”.

Më tej në të pretendohet se Princi pagoi 500 milionë dollarë për blerjen e Serene, super-jahti me dy helipade, një nëndetëse dhe dhomë për pamje nënujore. “Jahti ishte elegant dhe i përshtatur për pritjen e VIP, i aftë për t’u transformuar në një pallat festash me miqtë e ngushtë”.

Princi pagoi 500 milionë dollarë për blerjen e Serene, super-jahti me dy helipade, një nëndetëse

Ndër në tokë, më sa fundmi ai ka shpenzuar 250 milionë euro në një kështjellë franceze pranë Versailles të cilën e rindërtoi vetë nga e para. /tch/