Derbi gjerman mes Bayer Leverkusenit dhe Bayern Munichit ka përfunduar me fitoren e mysafirëve.
Munich fitoi 2-1, ndërsa ndeshja filloi me golin e Patrik Schickut, i cili e kalo Leverkusenin në epërsi në minutën e 28-t.
Pesë minuta më vonë, Robert Lewandowski barazoi shifrat në 1-1, përmes një asistimi të Thomas Mullerit.
Goli e fitores e shënoi sërish sulmuesi polak, në minutat e fundit të ndeshjes, për 2-1
Me këtë fitore, Bayern Munich mbetet në pozitën e parë me 30 pikë, i ndjekur nga Leverkuseni me 28 sosh.