Robert Lewandowski po kërkon një kalim verës te Barcelona, raporton “Sport” të hënën.
Sulmuesi polak është gati t’i japë fund aventurës te Bayerni dhe dëshiron ta vazhdojë karrierën në Spanjë te Barcelona.
Sulmuesi 33-vjeçar ka thyer disa rekorde për gola të shënuar me fanellën e Baryernit që prej vitit 2014.
Edicionin aktual ka shënuar 45 gola dhe ka asistuar katër herë në 38 ndeshje. Ai me klubin gjerman ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm.