Bashkëshorti i presidentes së Kosovës, Prindon Sadriu ka dërguar një letër kërcënuese në drejtim të deputetës së PDK-së, Floretë Zejnullahu ku kërkohet që ajo të tërhiqet nga deklarata e dhënë në Kuvendin e Kosovës me datën 16 korrik të këtij viti.
Në këtë letër, Sadriu shkruan se deklarimet e Zejnullahut i kanë shkaktuar atij dhe familjes së tij dëme të pariparueshme, dhe se ai do të ngrit padi civile ndaj deputetës për shpifje, të cilat pretendon se ajo i ka bërë në fjalimin e saj në kuvend.
Insajderi ka siguruar letrën autentike që Prindon Sadriu ia ka dërguar deputetës Floretë Zejnullahu.
Në dy letrat e siguruara nga lajmi.net, bashkëshorti i Vjosa Osmani ka kërkuar kërkim falje dhe ka përmendur padinë civile teksa letra u dërgua nga adresa presidenciale.

