SPAK ka lëshuar urdhër arresti me burg në mungesë për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon.
Top Channel ka mësuar se janë lëshuar gjithsej 10 masa arrest me burg për ish-punonjësit e kësaj bashkie.
Burimet bëjnë me dije se urdhër arresti për ish-kreun e bashkisë së Durrësit është dhënë pas dyshimeve për shpërdorim detyre.
Urdhër arrestet e SPAK që po zbatohen aktualisht janë 7 arrest me burg dhe tre arrest shtëpie.