Leonora Jakupi ndan imazhe të rralla nga fëmijëria

Ajo numëron vite të shumta në skenë, por vazhdon të mbetet një nga artistet më të admiruara shqiptare.

Fjala është për këngëtaren e njohur Leonora Jakupi, e cila ndër vite ka realizuar projekte e hite të ndryshme.

Duke qenë se momentalisht është 41 vjeçare, biondja së fundmi ka ndarë disa imazhe nga fëmijëria.

Leonora Jakupi (Foto: Instagram)

Siç shihet, Leonora është bërë nostalgjike për të kaluarën dhe ka vendosur t’ua prezantoj fansave pamjen kur ishte në moshë të re.

“Nostalgji, a ju kujtohet shtrumfeta. Edhe ky stili i flokëve mos me të hy flokët në sy”, ka shkruar ajo në njërën prej imazheve teksa në tjetrën shfaqet kur ishte në klasë të parë.

“Klasa e parë, u rritën pak flokët”, vazhdoi Jakupi.