Leonora Jakupi: Edhe ne këngëtarët kemi pak para të ruajtura, sa të kalojë pandemia

Këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi i është përgjigjur Labinot Tahiri derisa ky i fundit bëri thirrje për protesta për kufizimin e masave të reja, në veçanti këngëtarëve.

“Labi më keqkuptoi dhe nuk e ka kuptu saktë mesazhin tim, unë kam reagu kur e kam pa thirjen për protest de nuk ka virus e kjo është hajgare më ka prek shumë. Në kohë pandemie kur edhe OBSH jep apet të ruhemi unë mendoje, ti e ke dhënë mendimin tënd e unë timin, s’ka vend për hatërmbetje dhe prandaj u kyqa”, ka thënë Jakupi për TV Dukagjini.

“Edhe ne këngëtarët e kemi rujt naj parë të vogël sa me e kalu këtë situatë. Unë qe 2 muaj jemi mbyllë me familjen në shtëpi, nuk po dalim”, ka thënë tutje ajo.

 Ndryshe, Labinot Tahiri ditë më parë bëri thirrje për protestë dhe ftoi këngëtarët nga estrada për ta bërë një gjë të tillë pas vendimit të ministrit të shëndetësisë se mund të anulohen dasmat e ahengjet e tjera familjare.