Lenjani flet për formën e mirë që po kalon me Grasshoppers, të ardhmen dhe kombëtaren e Shqipërisë

Mbrojtësi i majtë i Kombëtares së Shqipërisë, Ermir Lenjani, po kalon një formë të mirë edhe me skuadrën e Challenge League në Zvicër, Grasshoppers.

Së fundmi, Lenjani ka qenë protagonisti kryesor në fitoren e Grasshoppers ndaj Thun. Kur kanë mbetur edhe pesë lojë nga fundi i kampionatit, Grasshoppers është shumë pranë rikthimit në ligën superiore të Zvicrës.

“Grasshoppers është ndër klubet më të mëdha në Zvicër dhe sigurisht e meriton të jetë në superligë. I kemi edhe pesë ndeshje dhe duhet të ruajmë formën e kohëve të fundit për ta arritur qëllimin”, ka deklaruar Lenjani për RTV Dukagjinin.

Lenjani shprehet i lumtur për këtë sezon që po kalon në Grasshoppers, përcjell Gazeta Stop.

Ai thotë se po bën maksimumin për të ndihmuar klubin, ndërsa për të ardhmen po kujdeset menaxheri i tij. Futbollisti ka folur edhe për paraqitjen e  Kombëtares Shqiptare në këto kualifikime.

“Ndeshjet me Hungarinë dhe Poloninë janë vendimtare për ecurinë tonë në kualifikime. Kemi shanse të mira për të arritur vendin e dytë në fund”.

Lenjani thotë se ndjehet krenarë që prej tetë vitesh luan me Shqipërinë.

“Kemi kualitete më të mira se në të kaluarën. Shpresojmë të arrijmë përsëri një kualifikim historik”, tregoi ndër të tjera futbollisti nga Kamenica.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FDueliSportivRTVD%2Fvideos%2F373560527272115%2F&show_text=false&width=560