Pjepri është nga frutat më të pasura me ushqyes të dobishëm për shëndetin e njeriut.
Ai është i pasur me shumë vitamina, minerale dhe fibër. 90% e përmbajtjes së pjeprit është ujë, gjë që e bën këtë frut ideal për hidratim. Përpos të tjerave, pjepri ndihmon në shkrirjen e depozitave dhjamore, humbjen e kilogramëve të tepërt, pastrimin e organeve dhe frenimin e nepsit.
Një sasi prej 100 gramë pjepër ofron 25 kalori, 6% sheqerna dhe 13% gramë karbohidrate komplekse. Ndër të tjera, pjepri është shumë i pasur me antioksidantë dhe nuk përmban yndyrna apo kolesterol. Lëngu i pjeprit rekomandohet të përdoret edhe për uljen e tensionit të lartë dhe për mbrojtjen e zemrës sepse është shumë i pasur ma kalium. Nga ana tjetër, vitamina C dhe magnezi janë dy përbërës të rëndësishëm që mbrojnë imunitetin.
Të gjitha substancat e lartpërmendura e bëjnë më të lehtë pastrimin e trupit nga toksinat dhe rrjedhimisht përshpejtojnë metabolizmin. Një metabolizëm i shpejtë pengon formimin e depozitave dhjamore dhe shkrin ato ekzistuese dhe kështu njeriu e ka shumë më të lehtë për të humbur në peshë. Lëngu i pjeprit është një burim domethënës i mineraleve siç është magnezi, që na ndihmojnë të flemë. Për shumë vite me rradhë, lëngu i pjeprit është përdorur kundër pagjumësisë. Ai shuan etjen, hidraton qelizat dhe na vë në gjumë.