Lëngjet “Relax” kanë arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke u bërë produkti më i shitur shqiptar në Itali.
Përtej shifrave mbresëlënëse, ky sukses vjen si rezultat i përkushtimit të kompanisë për të ofruar cilësi të lartë, duke u përqendruar në procese të avancuara të prodhimit.
Në Itali, produktet “Relax” janë të disponueshme në rrjetet më të mëdha të supermarketeve si Iperlando, Iper Tosano, dhe Iper Conad.
Kjo arritje e jashtëzakonshme është një dëshmi e fuqisë së brendit shqiptar dhe vlerave që “Relax” sjell për konsumatorët.
Nga kompania kanë deklaruar se janë të përkushtuar të vazhdojmë këtë rrugë suksesi, duke ofruar përherë produkte të shëndetshme dhe të shijshme për të gjithë konsumatorët.
Po ashtu, lëngjet “Relax” janë të pranishme në mbi 11 vende të botës.