Vitamina C është një nga vitaminat më popullore në botë. Ajo ka marrë famë për aftësinë që ka për të luftuar të ftohtit dhe forcimin e sistemit imunitar.
Duke qenë se vitamina C tretet në ujë dhe organizmi nuk arrin ta prodhojë vetë, njeriu duhet të ushqejë trupin vazhdimisht me këtë vitaminë.
Rregulli i përgjithshëm është që të rriturit duhet të konsumojnë rreth 75-90 miligramë vitaminë C në ditë, por ka studime që rekomandojnë të paktën 500 miligramë në ditë.
Disa njerëz arrijnë të përballojnë edhe doza më të larta deri në 2000 miligramë vitaminë në ditë.
Ndaj sasia e 500 miligramëve konsiderohet një kufi i shëndetshëm, por kur bëhet fjalë për suplementë, duhet si fillim të konsultoheni me një mjek.
Portokall dhe kunguj të njomë
Përbërësit
1 kungull të njomë ose kungulleshkë
1 portokall
Lëngu i një gjysmë limoni të shtrydhur
1 lugë gjelle me fara lini
1 filxhan me kuba akulli
Kur vjen puna tek lëngjet e plota, kungulli i njomë futet në listën e artikujve të anashkaluar.
Por niveli i lartë i kaliumit dhe vitaminës B6 e bën kungullin të domosdoshëm për këto lëngje.
Vitamina B6 ndihmon në trajtimin e disa çrregullimeve psikologjike dhe fizike, duke nisur që nga sëmundjet e zemrës, depresioni, gurët në veshka dhe humbja e kujtesës.
Portokall, spinaq dhe luleshtrydhe
Përbërësit
42 gramë spinaq
1 portokall e qëruar
Gjysmë filxhani me luleshtrydhe
Gjysmë lugë çaji me kanellë
1 filxhan me qumësht me pak yndyrë
1 filxhan me kuba akulli
Ky lëng është i pasur me fibër dhe plot shije. Portokalli dhe luleshtrydhet të sjellin pranverën ndërkohë që spinaqi shumë i pasur me hekur i dhuron energji të menjëhershme organizmit.
Kanella i jep një dimension shtesë çdo lëngu dhe së bashku me qumështin e bën lëngun kremoz sipas preferencës.
Portokall, panxhar dhe karotë
Përbërësit
140 gramë karota të prera
1 kokërr panxhar
1 portokall i qëruar
1 gotë ujë
1 filxhan me kuba akulli
Ky lëng është i pasur me fibër dietike. Panxhari është një burim i mirë i fibrës dhe kaliumit, një mineral thelbësor për muskujt, ekuilibrat e lëngjeve dhe tensionit të gjakut.
Karotat janë ndër perimet më të ushqyeshme që ofrojnë shumë minerale dhe një sasi të konsiderueshme të vitaminës A. /AgroWeb.org