Lëndohet Mërgim Berisha

Sulmuesi me prejardhje nga Kosova, Mërgim Berisha, është lënduar gjatë stërvitjes.

Kështu ka njoftuar klubi gjerman TSG Hoffeinheim, nëpërmjet një njoftimi.

Në këtë njoftim thuhet se Berisha u lëndua në gju, dhe për këtë shkak ai u detyrua të largohet nga seanca stërvitore.

“Në ditët në vijim do të bëhen kontrollime më të detajuara”, thuhet në njoftimin e klubit.