Antonie Griezmann është lënduar sërish. Sulmuesi francez nuk arriti ta përfundojë ndeshjen ndaj Rayo Majadahondas në kuadër të Kupës së Mbretit.
Griezmann u lëndua në pjesën e dytë, në të cilën edhe u zëvendësua. Francezi kishte problem me muskulin e këmbës së majtë.
Stafi mjekësor i Atletico Madridit është në pritje të ekzaminimeve për të kuptuar shkallën e lëndimit.
30-vjeçari këtë edicion ka pasur 16 paraqitje në La Liga duke shënuar tre gola.