Tre prej reperëve më të suksesshëm në vend, Gjiko, Ledri Vula dhe Lumi B janë bërë bashkë për një projekt të radhës.
Të tre artistët prej ditësh kanë nisë paralajmërimet për këngën e re në forma të ndryshme, ndërsa së fundi Ledri ka shuar kureshtjen me një postim të radhës, për të paralajmëruar se projekti është drejt finalizimit.
Përmes disa imazhe të shkëputura nga xhirimet e videoklipit, Ledri ka njoftuar se kënga pritet të publikohet brenda pak ditësh.
“Çfarë po ndodhë- qernobil cfeg. Lumi b dhe Gjiko i kanë mbytur rupturat, Qelik Lipa beatin, Super Cut Studio videon…shihemi për pak ditë. Ça bone”, ka shkruar Ledri në mbishkrimin e fotografive.
Në anën tjetër reperët kanë ndarë edhe foto tjera ku shihen së bashku, duke premtuar kështu një hit të radhës.
Kujtojmë që Ledri, Gjiko dhe Lumi kanë edhe disa projekt të përbashkëta, në vitin 2017 ata publikuan këngën “Pablo” në bashkëpunim edhe me Skerdin, ndërsa po atë vit, të tre u bën bashkë sërish dhe lansuan projektin tjetër që mban titullin “Shtrenjt”.