Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula, ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor.
“Don mo” mban titullin kënga e tij e re, e cila është ritmike e zhanrit hip-hop.
Kënga është produkt i producentit Big Bang, gjersa incizimi është kryer në studion RedBox Entertainment.
Foto: Ledri Vula/YouTube
Ndërkohë për tekstin, ashtu si në çdo këngë të tij, është kujdesur vet Ledri.
“Don mo” është vizualizuar edhe me klip, në të cilin protagoniste është një personazh jo i panjohur për publikun.
Bëhet fjalë për modelen e njohur shqiptare Morena Taraku ,e cila vjen me një paraqitje mjaft atraktive dhe provokuese në klipin e reperit Vula.
Foto: Ledri Vula/YouTube
Xhirimet e klipit janë kryer në Dubai të Shteteve të Bashkuara Arabe.
Ky është projekti i parë muzikor i Ledrit i publikuar këtë vit.