“Ledjana nuk përmend mamin e babin për t’u…”, rikthehet sherri i vajzave të Për’puthen

Ledjana Prenga dhe Melisa, janë dy nga ish-konkurrentet e emisionit të dashurisë “Për’puthen”, të cilat u përfolën shumë për raportin e tyre.

Pasi Melisa në një nga emisionet e Shqipërisë, e quajti fallco këtë të fundit, Ledjana nuk ndalet me thumba e postime kundrejt saj.

Së fundmi Ledjana, zgjodhi përsëri që të flas për të me një foto të hedhur në InstaStory ku shkruante

“Dhe sa për ata që japin intervista dhe akuzojnë se jam fallco, të shikojnë veten e tyre, sepse Ledjana nuk përmend mamin e babin për t’u viktimizuar në program e as nuk shes veten për karrierë e për asgjë. Në intervista mund të flisni për veten tuaj, jo për vërtetësinë time, se jeni askushi.”

Pas Ledjanës, reagoi edhe Melisa e cila nuk la pa përmendur edhe çështjen e Belgjikës duke shkruar se do ia nxirrte të vërtetat Ledjanës.

Lidhur me këtë postim, Ledjana e ftuar tek “Glamour zone” u shpreh kështu:

“Ajo ka jetën e vetë, unë timen. Thjesht në një emision tha që unë jam fallco, gjë që nuk është e vërtetë dhe nuk mund të flasësh për dikë pa qenë prezent. Aq më pak kur ti vetë ke bërë shumë veprime që bien në kundërshtim me fjalët që po thua”, tha Ledjana.