Zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës kritikuan sot Qeverinë Kurti për menaxhimin me pandeminë, duke thënë se Kosova është vendi me përqindjen më të ultë të vaksinimit në rajon e Evropë.
Ajo tha se pavarësisht situatës dhe rritjes së rasteve me coronavirus deri tani janë vaksinuar vetëm 10 për qind e popullatës.
“Të dhënat janë tejet të ulëta në vaksinim në krahasim vendet e rajonit”, tha ajo.
Sipas saj, tashmë edhe masat e ndërmarra antiCOVID janë të vonuara dhe shprehu habinë se si mund të ketë kufizime për të mosvaksinuarit kur nuk ka terminë për vaksinim.
Shqipe Mjekiqi, nënkryetare e LDK-së, tha sot në një konferencë për media se Qeveria Kurti po keqmenaxhon situatën me pandeminë.