Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Dega në Istog këtë të diel ka mbajtur mbledhjen e radhës të udhëhequr nga kryetari i kësaj dege, Haki Rugova.
Në këtë mbledhje, kandidatë për kryetarë komune për zgjedhjet lokale që do të mbahen këtë vit janë Besart Dreshaj, Besim Mulaj, Ilir Ferati, Shkëmb Manaj dhe Zenel Shatri.
Kjo gjë u bë e ditur nga vet faqja e LDK-së në Istog ku thuhet se renditja e kandidatëve është bërë sipas alfabetit.
“Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës Dega në Istog, në mbledhjen e mbajtur me 04.07.2021, të kryesuar nga Kryetari i Degës z. Haki Rugova, bazuar në Statutin e Lidhjes Demokratike, nxjerr këtë propozim për kryetarë komune për Zgjedhjet Lokale 2021, renditja e kandidatëve është bërë sipas alfabetit: Besart Dreshaj; Besim Mulaj; Ilir Ferati; Shkëmb Manaj; Zenel Shatri”, shkruan në letrën e kësaj partie, transmeton Klankosova.tv.