LDK-Mitrovicë: Osmanit iu bashkuan dy kryetarë nëndegësh që i kishin biletat në xhep

Faton Peci, këshilltar i Kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se 33 përfaqësues të strukturave të LDK-së në Mitrovicë i janë bashkuar Iniciativës së Osmanit e cila do të garojë në zgjedhjet e reja.

Klan Kosova ka kontaktuar me kryetarin e degës së LDK-së në Mitrovicë, Safet Kamberin, i cili ka thënë se Vjosa Osmanit iu janë bashkuar dy kryetarë nëndegësh që edhe ashtu i kishin biletat në xhep.

“Sa për informim të publikut, sot iu qenkan bashkuar Vjosa Osmanit dy kryetarë nëndegësh të cilët edhe ashtu prej kohësh i kishin biletat në xhep, veçse nuk e dinin akoma në cilin stacion me u ndal – kurse të tjerët nuk janë LDK ose janë të shkarkuar nga LDK-ja”.

“Strukturat legjitime të LDK-së në Mitrovicë, të gjithë janë të vendosur për ta rikthyer LDK-në më të fortë se kurrë”.

Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, klikoni në linkun e mëposhtëm.