LDK mban gjallë shpresat, Veliu: Do rikonfirmohemi si forca kryesore politike

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), siç duket ka ende shpresa se do të fitojë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që pritet të mbahen në fund të janarit apo në fillim të shkurtit.

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu me anë të një postimi në Facebook ka thënë se sot ka takuar kryetarët e nëndegëve të partisë në Podujevë, komunë kjo ku LDK i humbi zgjedhjet komunale, e në të cilën mbante pushtetin që nga paslufta.

E Veliu ka thënë se është i bindur që LDK do të konfirmohet si forca kryesore politike.

“Do të punojmë bashkë dhe duke i kanalizuar të gjitha kapacitetet tona për ta arritur fitoren e LDK-së dhe të Kosovës”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Në dy takime të ndara, sot takova kryetarët e nëndegëve të LDK-Podujevë, ku kërkova rritje të angazhimit dhe mobilizim për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, në të cilat padyshim do të rikonfirmohemi si forca kryesore politike.

Do të punojmë bashkë dhe duke i kanalizuar të gjitha kapacitetet tona për ta arritur fitoren e LDK-së dhe të Kosovës.