Zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në një konferencë për media ka kritikuar qasjen e Qeverisë lidhur me krizën energjetike në vend.
Deputetja Hykmete Bajrami ka thënë se KEDS-i, KESCO dhe KOSTT-i janë të zhytur në borxhe dhe sipas saj, kriza vetëm sa do të thellohet.
Ajo ka thënë se nuk është bërë asnjë hap nga qeveria për sigurimin e burimeve alternative për ngrohje.
“Plan për kontraktime afatgjate duhet të bëjë qeveria, e cila deri tash ka refuzuar”, ka thënë ajo.
Deputeti Besian Mustafa, ka thënë se duhet të bëhet zbritja e TVSh-së nga 8 për qind në 0 për qind në fatura të energjisë.
Sipas tij, duhet bëhet pakoja e re e subvencionimit për sezonin e dimrit, heqja e tarifave diskriminuese ku barra i ngarkohet një grupi të caktuar të shoqërisë.
Ai ka thënë se duhet të ketë rishikim të plotë të tarifave, koordinim më të mirë me vendet e rajonit, duke themeluar bursën e përbashkët energjetike Kosovë-Shqipëri.
“Në planin afatgjatë të nisin procedura për krijimin e burimeve vetanake, me gaz e energji solare”, ka thënë ai.
10 pikat e propozuara nga LDK për të përballuar krizën e energjisë elektrikeLidhja Demokratike e Kosovës, sot ka mbajtur konferencë për medie, ku deputetët Hykmete Bajrami dhe Besian Mustafa, kanë shpalosur planin dhjetë pikësh që do të ketë efekte të menjëhershme dhe afatgjata në uljen e shpenzimeve për qytetarët dhe kompanitë, si dhe për stabilitetin afatgjatë të furnizimit me energji për vendin tonë.I. Pagesa e menjëhershme e subvencioneve të premtuara prej 90 milion euro për çmimin e energjisë elektrike.II. Riparimi i Bllokut A5 i Termocentralit Kosova A.III. Krijimi i mekanizmave për furnizim me burime alternative për ngrohje me çmime të përballueshme për qytetarët.IV. Përgatitja e planit të efiçiencës dhe kursimit të energjisë.V. Negocimi i kontratave afatgjate për furnizim me energji.VI. Zbritja e TVSH-së nga 8% në 0% për faturat e energjisë.VII. Krijimi i subvencioneve të reja për qytetarët dhe bizneset.VIII. Largimi i tarifave diskriminuese të ZRrE-së.IX. Themelimi i bursës së përbashkët për energji Kosovë-Shqipëri.X. Përgatitja e Strategjisë afatmesme për rritjen e kapaciteteve gjeneruese me gaz dhe energji alternative.