Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka kërkuar që ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbërie Nagavci, të japë dorëheqje, pasi mosblerjes së librave shkollorë.
Anëtarja e Kryesisë së kësaj partie, Jehona Lushaku, deklaroi se Ministria e dorëzuar ka treguar paaftësi pasi Qeveria ka vendosur që përgjegjësinë e blerjes së librave t’ua bartë prindërve.
Lushaku shtoi para mediave të martën se varianti i Nagavcit për blerjen e librave do të jetë më i kushtueshëm, pasi siç tha ajo, kjo do të dëshmohet nga blerja me pakicë.
“Paaftësia e qeverisë për ta menaxhuar buxhetin dhe për tmi kryer obligimet ligjore. Varianti i ministrisë do të jetë shumë më i kushtueshëm, nga kjo do të dëshmohet se blerja me pakicë do të jetë më e shtrenjtë…Këtu s’po llogarisim edhe angazhimin e prindërve për t’i blerë. Të gjitha këto nuk janë llogaritur. Çmimi i librave do të jetë minimalisht 20 për qind më i shtrenjte. Kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të ministres Nagavci për shkak të keqmenaxhimit, shkeljeve sistematike të ligjeve në fuqi dhe anarkisë së krijuar në sistemin e arsimit. Kosova nuk meriton një ministre që ka dështuar të menaxhojë çdo nivel të arsimit. Një ministre dhe një Qeveri e tillë është e dëmshme për Kosovën prandaj ikja e saj do të duhej të bëhej menjëherë”, u shpreh Lushaku.