LDK e pranon vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka folur në Kanal 10 rreth vendimit të Gjykatës Kushtetuese për votën e Etem Arifit.

Ndër të tjerash, Haziri ka thënë se LDK-ja e pranon vendimin e Gjykatës Kushtetuese pa diskutim.

“LDK-ja e pranon vendimin e Gjykatës, nuk ka diskutim aty. Jemi në një situatë tjetër politike…”, ka thënë Haziri.

Sipas tij, vendi do të shkojë në zgjedhje, me shpresën që do të krijohet stabilitet politik.