LDK dhe PDK në Pejë kanë arritur koalicion për bashkëqeverisje në katër vitet e ardhshme në këtë komunë.
Kjo u bë e ditur nga Komuna e Pejës.
Sipas njoftimit, LDK do të marrë dhjetë drejtori ndërsa PDK katër.
Njoftimi:
Kryetari Muhaxheri priti në takim Kryetarin e PDK-së në Pejë, z.Haliti
Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri priti në takim Kryetarin e degës së PDK-së në Pejë, z.Xhavit Haliti.
Në takim është nënshkruar marrëveshja për të qeverisur në Pejë edhe në katër vitet e ardhshme, ku nga kjo marrëveshje LDK do të udhëheqë me dhjetë drejtori, ndërsa PDK do të udhëheqë me katër drejtori.
Palët janë zotuar dhe i kanë siguruar qytetarët, që fokusi i bashkëqeverisjes së tyre do të jetë interesi i qytetarëve të Pejës, ashtu siç ka qenë edhe në dy mandatet e kaluara.