Lazio e ka fituar derbin kundër Napolit me rezultat 2:0. Një gol në pjesën e parë dhe një tjetër në të dytën, kanë qenë të mjaftueshëm për 3 pikë të rëndësishme për skuadrën e trajnerin Simone Inzaghi.
Lazio e nisi mbarë ndeshje duke kaluar në epërsi me golin e Ciro Immobiles në minutën e 9-të. Golin e dytë dhe të fundit e realizoi Luis Alberto në minutën e 56-të.
Te Lazio nga minuta e 67-të luajti edhe futbollisti kosovar, Vedat Muriqi. Lazio zë vendin e 8-të me 21 pikë, kurse Napoli është i pesti me 23 pikë.