Lazio ka shënuar fitore të thellë ndaj Milanit në shtëpi me rezultat 3:0, në ndeshjen e fundit të javës së 33-të në Serie A.
Correa hapi llogarinë për vendasit qysh në minutën e dytë të ndeshjes.
Në të 51-tën ishte sërish Correa që e dyfishoi epërsinë e Lazios, ndërsa në të 87-tën, Immobile vulosi fitoren 3:0 të vendasve.
Vedat Muriqi u inkuadrua në lojë në minutën e 88-të në vend të Immobiles.
Me këtë fitore, Lazio i afrohet Championsit me 61 pikë, pesë më pak se Napoli, Juventusi e Milani që gjenden në pozitat 3, 4 dhe 5.
Kujtojmë se Lazio ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.