Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka komentuar rastin e ndërrimit të foshnjave në Gjinekologji.
Në një konferencë për medie, ai ka thënë se kjo është një fatkeqësi e madhe, e cila ka ndodhur shkaku i mungesës së komunikimit.
“Më kanë njoftuar menjëherë e kam dëgjuar dhe lexuar raportin dhe komunikatën e SHSKUK-së, kam biseduar drejtpërdrejt me drejtorin e Gjinekologjisë. Ajo që ka ndodhur në gjinekologji është fatkeqësi e madhe, është shkak i mungesës së komunikimit. Komunikimi me familje është çështje më e rëndësishme që duhet ta bëjmë, kur dikush shkon në sallë të operacionit kurrë nuk fillon operacioni menjëherë, ne kemi mënyra sesi të komunikojmë me familjen për të treguar që filloi operacioni, nëse ka një komplikim të madh ne duhet të lajmërojmë menjëherë familjen”, ka thënë Latifi.