Latifi ngushëllon familjarët e viktimës së koronavirusit

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i ka ngushëlluar familjarët e viktimës së 28-të që ishte i prekur me Covid-19.

Latifi ka bërë të ditur se i ndjeri ishte në hemodializë dhe kishte probleme të tjera përcjellëse të cilat ishin mjaft serioze, njofton Klan Kosova.

“I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit nga Rahoveci në këto momente të rënda të dhimbjes dhe pikëllimit”.

“Ju lutem mos dilni, vetëm në raste kur është patjetër. Nuk na ka mbetur edhe shumë drejt fundit të përballjes me pandeminë Covid-19”.