Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI) nga mesi i muajit dhjetor ka mbetur pa shefin e saj.
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka deklaruar se ka qenë iniciativë e tij shkarkimi i drejtorit të AKI-së, Kreshnik Gashi.
Hoti ka bërë të ditur se ka dërguar tek presidentja në detyrë Vjosa Osmani, propozimin e ri për drejtor.
Siç ka kuptuar Telegrafi, për këtë pozitë është propozuar ish-zëvendësdrejtori i këtij institucioni, Latif Merovci.
Merovci ishte emëruar zëvendësdrejtor i AKI-së në muajin shkurt 2015.
Ai ka ndjekur studimet e doktoratës në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Prishtinës, në fushën e Menaxhmentit dhe Informatikës.
Merovci prej viti 2000 deri 2009 ka punuar në Policinë e Kosovës në pozita të ndryshme drejtuese.
Pesë vitet e fundit ka qenë drejtor për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe ka mbajtur gradën e nënkolonelit.