Pas 778 paraqitjeve, 672 golave, dhjetë titujve të La Ligas, gjashtë trofeve të Topit të Artë, katër kurorave të Ligës së Kampionëve dhe një shfaqje që ka përforcuar emrin e tij në histori si padyshim lojtari më i madh i të gjitha kohërave, koha e Lionel Messit te Barcelona ka ardhur drejt fundit.
Klubi lëshoi një deklaratë me tre paragrafë mbrëmë duke thënë se koha e Messit në Nou Camp-21 vjet dhe 16 sezone në ekipin e parë, kishte përfunduar.
Pavarësisht se 34 vjeçari dhe klubi i tij ranë dakord për kushtet e një kontrate të re, ata fajësuan rregullat financiare të La Ligas për largimin e Messit.
Lajmi ka tronditur mediat sociale, me shumë njerëz në pikëllim për largimin e idollit të tyre nga klubi, dhe të tjerë duke qenë kurreshtarë se ku do të vazhdojë karrierën 34 vjeçari.
Në të njëjtën kohë, ka disa që janë skeptikë në lidhje me vërtetësinë e deklaratës së Barcelonës, duke thënë se e gjitha është një dredhi për të detyruar La Liga-n të shkelë rregullat dhe t’i lejojë ata të nënshkruajnë kontratën me ikonën e futbollit.
Një klub tashmë në kuadër të bisedimeve për nënshkrim është Paris Saint-Germain, ku vetë Messi ka kontaktuar menaxherin e tyre dhe bashkatdhetarin e tij argjentinas, Mauricio Pochettinon.