Presidenti i Barcelonës, Joan Laçorta ka mbajtur një konferencë dramatike për media në të cilat ai ka konfirmuar që klubi ka borxhe në vlerën e 1.35 miliard eurove dhe ka akuzuar paraardhësin e tij Josep Bartomeu për “gënjeshtra” si dhe personin që e ka sjell klubin në këtë situatë
Klubi nuk arriti që të nënshkruajë një kontratë të re me Lionel Messi, edhe pse ai pranoi 50 për qind zvogëlim të pagës kurse disa lojtarë të rinj nuk janë regjistruar ende për shkak të mungesës së likuiditetit financiar.
Laporta ka mbajtur sot një konferencë për shtyp në të cilën ka konfirmuar frikën që e kanë të gjithë tifozët e klubit.
“Pagat tona paraqesin 103 për qind të te ardhurave të përgjithshme të klubit. Kjo do të thotë se janë 20-25 për qind më shumë se konkurrentët tonë”, tha ai.
“Gjëja e parë që na është dashur të bëjmë kur kemi ardhur është të kërkojmë një kredi prej 80 milionë eurosh, përndryshe nuk mund të paguanim pagat. Drejtuesit e mëparshëm kanë gojën plot gënjeshtra”.
Ai e ka akuzuar paraardhësin Bartomeu dhe stafin e tij për një keqmenaxhim të madh pasi që ata e kanë sjell në buzë të greminës klubin më të madh në botë, duke insistuar se problemi është më i madh se sa ndikimi i pandemisë në të.
“Ne zbuluam që politika e pagave ishte si një piramidë e përmbysur – veteranë me kontrata shumë të gjata dhe të rinj me kontrata të shkurtuara. Genjeshtër, nuk kishte ulje të pagave”.
“Kemi zbuluar pagesa jopropercionale që janë bërë për ndërmjetësit, jo vetëm agjentët. Barcelona ka në vlerë neto negative te të ardhurave 451 milionë euro – është një trashëgimi e tmerrshme. Çfarë ka ndodhur këtu është shumë shqetësuese”.
Laporta ka theksuar se ata tani kanë marrë një kredi në vlerë prej 550 milionë euro me shkallë interesi 1.1 për qind dhe janë duke u përpjekur për ta ristrukturuar klubin, edhe pse kjo do të merr kohë.
“Situata është dramatike, por ne kemi një lajm të mirë. Plani strategjik bazohet në kredibilitetin dhe përvojën tonë, në asetet që ka Barça, e bënë këtë situatë të përkohshme. Mendoj që brenda dy viteve ekonomia e klubit do të shërohet dhe të jetë e shëndetshme”.