Lamine Yamal është padyshim ylli i këtij Europiani, me sulmuesin 16-vjeçar spanjoll që po shkëlqen për skuadrën e De La Fuentes, teksa tashmë është vetëm një fitore larg titullit.
Disa ditë më parë, u bë virale dhe një foto ku Yamal ishte ende një bebe dhe pagëzohej nga Leo Messi, me mediat dhe tifozët që e cilësuan si një bekim nga ylli argjentinas për sulmuesin spanjoll.
Gjithsesi, babai i Lamine, Mounir duket se mendon ndryshe, duke thënë se në të vërtet, ai që u bekua ishte Messi.
“Rastësitë ndodhin në jetë. Leo bekoi Lamine? Për mua, Lamine e bekoi Leon. Unë dua të mendoj se djali im është më i miri në botë. Lamine është një rast i veçantë. Ai është rritur më shpejt se të tjerët dhe kjo ka ndodhur falë spanjës, La Masias, dhe miqve të tij”, u shpreh babai i Yamal.