Një person ka vdekur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e infektimit me COVID-19.
Lajmi është bërë i ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
“Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 14.763 raste nga 59.033 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 601 raste të vdekjes”, njofton IKSHPK.