Lajm i mirë për përfituesit e asistencës sociale

Ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka njoftuar të gjitha familjet përfituese të asistencës sociale se nga nesër do të pranojnë shumën e dyfishtë të asistencës sociale.

Ata do të marrin këtë pagesë deri në mars 2021.

“Të gjitha familjet përfituese të asistencës sociale nga nesër do të pranojnë shumën e dyfishtë të asistencës sociale, ashtu siç është marrë vendimi për muajt janar, shkurt, mars 2021”

Tutje, Reçica ka bërë të ditur se janë përcjellur listat e familjeve përfitues në Thesar për të procesuar më tej shpërndarjen.

“Për shkak të interesimit të shumë familjeve, përfitues të asistencës sociale, dua të njoftoj se Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka përcjellur listat e familjeve përfituese në Thesar, për të procesuar me tej për shpërndarje të pagesave që nga nesër nëpër të gjitha pikat postare në bazë të marrëveshjes së MPMS me Postën e Kosovës“, thuhet në njoftimin e tij.