Lajçak tregon se po bëhet gati për takimin për dialogun në nivel të ekspertëve

Emisari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se është duke u përgatitur për takimin e sotëm që do të zhvillojë më kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për dialogun.

“Jam duke u bërë gati për takimin e sotëm me dy kryenegociatorët për dialogun Beograd-Prishtinë”.

“Presim të vazhdojmë diskutimet tona mbi pretendimet financiare dhe pronën”, ka thënë Lajçak.