I dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se sot në Bruksel është takuar me Skënder Hysenin dhe Marko Gjuriq.
Ai ka deklaruar se sot janë duke punuar në përfundimin e çështjeve që ishin disktuar në takimet e mëhershme.
Ahead of the High-Level Meeting of the Belgrade-Pristina Dialogue in early September, I met again with the chief negotiators/coordinators in Brussels to work on finalizing the issues discussed during the last meetings. pic.twitter.com/dOACAmGJo2
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) August 27, 2020
“Para takimit të nivelit të lartë mes Beogradit dhe Prishtinës që do të mbahet në fillim të shtatorit, u takova sërish me negociatorët/koordinatorët në Bruksel për të punuar në përfundimin e çështjeve që janë diskutuar gjatë takimeve të fundit”, shkroi Lajçak, duke bashkangjitur edhe fotografi me Hysenin dhe Gjuriqin.