I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka mbajtur sot një konferencë për media pas takimeve që pati gjatë këtyre dy ditëve me liderë institucional e partiak në vend, raporton Front Online.
“Unë po e përmbylli vizitën 3 ditore në Prishtinë. I kisha diku 45 takime dhe kjo më mundësoi që të krijojë një mendim rreth situatës politike në vend. Qysh nga vizita e parë para 4 muajsh ne patëm një progres të mirë”, ka thënë Lajçak.
Sipas emisarit të BE-së, Kosova ka shënuar progres qysh nga vizita e tij e fundit në Kosovë.
“Ne e rifilluam dialogun dhe patëm 3 takime në mes të presidentit Vuçiq dhe kryeministrit. Jemi duke e negociauar një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme. Kjo marrëveshje do të përafrojë dy shtetet sepse do të krijohet në bazë të standardeve evropiane”, ka thënë ai.
Lajcaku foli edhe për dy temat që ishin fokus i bisedimeve në takimet që zhvilloi ai gjatë dy ditëve në Kosovë.
“Ne biseduam për dy çështje të rëndësisë. Për çështjen e të pagjeturve dhe çështja e dytë ajo ekonomike e që është shumë e rëndësishme pasi që ka ndikim edhe në rajon”, ka thënë ndër të tjera ai.
Lajçak konfirmoi se janë duke punuar edhe rreth një Pakoje tjetër të bisedimeve që sipas tij do të përmbajë tema më sensitive.
“Jemi duke punuar edhe për një Pako e që përfshinë çështja më të mëdha dhe tema sensitive”, ka thënë ai.
Ndërsa për sa i përket bisedimeve për çështjen e Asociacionit, Lajçak theksoi se BE-ja nuk është e interesuar që destabilizoje rajonin.
Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun e Kosovës me Serbinë, Miroslav Lajçak, në një konferencë për media ka thënë se Kosova ka konfirmuar se do t’i respektojë të gjitha zotimet, përfshirë edhe themelimin e Asocacionit të Komunave Serbe.
Ai tha se zotimi për respektimin e themelimit të Asocacionit të Komunave Serbe është rezultati më i rëndësishëm dhe më pozitiv në vizitën e tij në Kosovë.
“Dialogu është tepër i rëndësishëm për të ardhmën evropiane të Kosovës. Dialogu duhet t’i përmbyll të gjitha çështjet e hapura. Unë i nxisë të gjithë bashkëbiseduasit që të jenë të bashkuar në dialog. Në të gjitha takimet partnerët e mi shprehën përkrahje për dialogun dhe konfirmuan se Kosova do t’i respektojë të gjitha zotimet përfshirë edhe themelimin Asociacionin e Komunave Serbe”, tha Lajçak.
Ai shtoi se “Unë e kuptoj ndjeshmërinë e temës por të jem shumë i qartë, në njërën anë, BE nuk do destabilizim të Kosovë, por njëkohësisht Kosova ka bërë zotim për marrëveshje dhe duhet të tregojë konsistencë për zbatim”.