Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sot ka biseduar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe kreun e Listës Serbe, Goran Rakiq, për rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi dhe për situatën me pandeminë të shkaktuar nga COVID-19.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar vetë Lajçak përmes një njoftimi në llogarinë zyrtare të tij në Twitter, duke thënë se bisedat me dy politikanët kanë qenë të frytshme.
“Kam vazhduar diskutimet me liderët politikë në rajon. Kam folur me kryeministrin në detyrë, Albin kurtin dhe Goran Rakiqin. Kemi pasur biseda konstruktive lidhur me rinisjen e dialogut, dhe përgjigjes ndaj COVID-19 dhe ndihmesave të Bashkimit Evropian”, ka shkruar Lajçak.
Continuing my discussions with political leaders in the region, I spoke to additional partners including care-taker prime minister @albinkurti and Goran Rakic. We had productive and helpful talks regarding the resumption of the Dialogue, #Covid19 response & 🇪🇺 assistance measures
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) April 17, 2020
Lajçak dje ka biseduar gjithashtu edhe me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanin, nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Hazirin,, dhe kreun e NISMA-s, Fatmir Limajn.