I ngarkuari i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se po qëndron në Kosovë për të disa takime që ndihmojnë për të çuar ëprpara procesin e dialogut Kosovë – Serbi.
Ai në një konferencë për media tha se vizita në Kosovë përfshinë takime me kryeministrin Albin Kurti, zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi, presidenten, Vjosa Osmani dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, shkruan lajmi.net.
Lajçak tha se këto takime kanë qenë të dobishme, derisa shtoi tha se dialogu do të jetë shëmbull i mirë për progres.
“Kemi pas takimet e para dhe kanë qenë të dobishme dhe na kanë ndihmuar për takim që do të ndodhë. Ky vit ka potencial të tjetër vit i mirë për marrëdhëniet e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Shpresojmë që dialogu të jetë shembull i mirë për progres në rajon dhe do të ketë normalitet mes Kosovës dhe Serbisë”, tha ai.