Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i SHBA-së, Matthew Palmer, sot gjatë ditës do të mbajnë konferencë për media.
Lajçak dhe Palmer e kanë nisur dje vizitën dyditore në Kosovë ku edhe janë takuar me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, zëvendëskryeministrin e parë Besnik Bislimi dhe Ministren e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla-Schwarz, por nuk janë deklaruar pas asnjë takimi.
Ata pritet që në konferencën e përbashkët për media të deklarohen për vizitën e tyre në Kosovë, si dhe procesin e dialogut Kosovë-Serbi.