Pop ylli Lady Gaga i ka hijeshuar dy ballina të ndryshme të revistës “Paper”, për numrin e përvitshëm të titulluar “Spring Transformation”.
Fotografitë e këngëtares janë prodhuar në formatin 3D nga artisti i njohur belg, Frederick Heyman, transmeton Koha.
Gaga në shenjë respekti i ka mirëpritur botuesit e revistës në studion e saj muzikore personale, për ta dëgjuar albumin e saj të gjashtë me titull “Chromatica”.
Në këtë artikull, pop ylli amerikan fol për traumat të cilët i ka përjetuar në të kaluarën dhe faktin se si e ka menaxhuar dhimbjen e saj, në mënyrë që të arrijë ta shkruajë këtë album.
“Të jesh i lumtur nuk është një gjë e thjeshtë. Unë vuaj nga depresioni klinik. Diçka ndodhë në trurin tim ku dopamina dhe serotonina nuk funksionojnë siç duhet, dhe si pasojë unë nuk e kam të lehtë të ndihem e lumtur,” çka shpjeguar tutje Gaga në intervistën e realizuar.
Revista “Paper” publikohet çdo tre muaj nëpër kioskat dhe në formë digjitale.