Këngëtari Labinot Tahiri paralajmëron organizim të protestave për shkak të vendimit të Qeverisë për anulim të dasmave këtë vit.
Këngëtari ferizajas reagoi me anë të një postimi në Facebook, duke thënë se nga ky vendim mbesin pa punë rreth 30 mijë punëtorë sa i përket restoranteve, e gjithashtu edhe ai si pjesë e estradës dëmtohet ekonomikisht, duke përmendur që ka edhe kredi në bankë me këstin mujor 2100 euro.
Labi shkon edhe më tej duke thënë se nuk ekziston kurrfarë pandemie e as virusi dhe se sipas tij kjo është shpëlarje e trurit të popujve.
Postimi i plotë:
Përshëndetje!
REAGIM PËR KËTO VEPRIME TË ULTA!
Më vjen keq tej mase ku kështu klasifikohen bizneset të cilat duhet bllokohen kinse per rastin e pandemise!
1 Ne si këngëtarë kemi marrur kopare, dhe ato nuk mund te kthehn përarsye se i kemi hargjua dhe tani si do te shtyhet dasma e njeriut qe pret ta beje dasmen!
2 a me paguan kredine personalisht mua shteti tani që raten e kam çdo muaj 2100 €
3 si te ja bejm me bankat, ku ato nuk pyesin?
4 si kerkoni tatim me ju pagu edhe pse jam zero zero me pagesa kur nuk punojme pra në këtë sezonë!
Ta merrni seriozisht këtë qështje se do të thras protesta dhe jo hajgare protesta sepse unë nuk vrapoj per protesta të partive por per jeten e qytetarëve.
A e dini se afro 30.000 puntor staf mbesin pa punë sa i perket restoraneve kush ju jep para per muajt qe i humbin?
Uroj që Estrada është e gatshme të reagoj dhe pronarët e restoraneve dhe të diskotekave!
Fundja, unë fitoj nga ky profesion dhe ndaj parate e mia me skamnoret tash e 15 vite , neser me dhimet qytetari nëse nuk kam me i dhuru diqka.
Kurfar Pandemie nuk ka as kurfar Virusi nuk ka, kjo është shperlarje e trunit të popupljve se qe 1 muaj e gjysëm jam me njerëz por hala sme vdiq kush as në shtëpi dhe as unë edhe pse pa maska e dorza para qytetarëve!
Zoti e beft hajr e le ta lexojne yjet e e
ESTRADES
Nëse nuk dilni protesta unë nuk organizoj.
Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.