Labi: Kur kam thënë që s’ka virus, askush s’e ka ditur a ka a s’ka

Këngëtari Labinot Tahiri, i njohur si Labi, ka shpjeguar deklaratën e tij të njohur se “s’ka virus”.

Ai ka thënë se në kohën kur ka thënë se “s’ka virus nuk ka qenë numri i të infektuarve si tani” me koronavirus.

“Kur kam deklaruar që s’ka virus, askush s’e ka ditë a ka virus a s’ka. Edhe tash testet nuk po dalin aq të sakta, siç ishte rasti me futbollistët e Prishtinës”, ka thënë ai në T7.

“E ke edhe Presidentin e Brazilit, që ka thënë se nuk ka virus”, ka deklaruar ai.