Moderatori dhe gazetari, Labinot Gashi e ka zbuluar që ka pasur probleme shëndetësore.
Ai ka konfirmuar që para 20 ditëve i ka vendosur tri stenda në zemër.
“Unë ka 20 ditë që kam pas një intervenim, ku kam vendosur tri stenda në zemër”, u shpreh Gashi në një intervistë në Shqipëri.
I pyetur se pse s’ka dashur ta bëj publike, ai tha se njihet si njeri pozitiv e s’ka dashur tek publiku t’i tregojë hallet e veta.
Përndryshe, Labinot Gashi është autor dhe moderator i emisionit “1 Kafe me Labin”.