La Liga konfirmon se është në fuqi klauzola për lirim në kontratën e Messit me Barcelonën

La Liga ka qartësuar se ekziston një klauzolë për lirim në kontratën e Lionel Messit me Barcelonën, ndonëse nuk e ka cekur shifrën që figuron në këtë klauzolë. Raportohet se klauzola për lirim në kontratë është 700 milionë euro.

Messi është duke insistuar të largohet nga Barcelona, ndërsa Manchester City po shihet favorit.

“Kontrata aktualisht është në fuqi dhe ka një klauzolë për lirim që duhet të aktivizohet nëse Lionel Messi vendos ta shkëpusë njëanshëm kontratën”, thuhet nga La Liga.