Kosi me pak yndyrë është i popullarizuar në mesin e njerëzve që përpiqen të humbin peshë për shkak të vlerave të tij ushqyese, shkruan DailyExpress.
Shpesh është i pasur me proteina, kalcium, vitamina dhe probiotikë. Disa ishin skeptikë për konsumimin e produkteve të qumështit gjatë dietës, por një studim zbuloi se kosi mund të ndihmojë në djegien e yndyrës së barkut.
Në një eksperiment që zgjati 12 javë, 34 njerëz obezë iu nënshtruan një diete me kalori të ulët. 16 prej tyre iu dhanë tableta me 400 deri në 500 miligramë kalcium në ditë, ndërsa 18 personat e tjerë hëngrën kos dhe morën deri në 1100 miligramë kalcium në ditë.
“Të gjithë pjesëmarrësit humbën shumë yndyrë në trup, por grupi i kosit humbi 4.5 kilogramë yndyrë në bark, në krahasim me grupin tjetër që humbi 2.7 kilogramë yndyrë në bark”, thotë shkencëtari Michael Zemel.
Përveç kësaj, pjesëmarrësit e grupit të parë humbën vetëm 0.6 centimetra në bel, ndërsa ata që konsumuan kos humbën 3.8 centimetra.
“Kosi i ndihmoi ata të humbnin më shumë kilogramë. Rënia mesatare e peshës ishte 5.8 kilogramë”, komentoi titke Zemel.
Kosi me pak yndyrë zakonisht përmban nga 100 deri në 200 kalori për racion.